SPORTI NË NIVEL NDËRKOMBËTAR
Përjetoni botën drithëruese të argëtimit sportiv live. Në platformën tonë, çdo moment gjallërohet ndërsa dëshmoni atletët dhe ekipet tuaja të preferuara në veprim, pikërisht nga komoditeti i ekranit tuaj.
Bashkohuni me ne tani dhe mos humbisni asnjë ndeshje emocionuese…DHE SHUMË TË TJERA…

Rreth nesh
Oversport është platforma më e re mediatike dedikuar ekskluzivisht sportit, historisë dhe përmbajtjes së tij, e cila synon shtrirjen përmes gjeneratave. Teknologjia më e re në treg duke sunduar median sportive do të vij te ju në Gusht të 2021.
Oversport do të jetë ofruesi i vetëm i eventeve më të rëndësishme sportive duke ofruar ligat botërore duke fuqizuar kështu lidhjen mes tifozëve dhe sportistëve.
Misioni ynë është t’i jepet një dimension tjetër sportit. Një hapësirë transversale, ku atletë dhe sportdashës nga klube, sporte dhe disiplina të ndryshme mund të takohen dhe njihen me njeri – tjetrin duke ndarë kështu emocione që vetëm sporti ti dhuron.
Qëllimi ynë është të lejojë të gjithë sportdashësit të jetojnë së bashku pasionin e jashtëzakonshëm për sportin.
Misioni & Vizioni
Oversport ka nisur si një ide pasi vërejtëm mënyrat dhe metodat e limituara të përdorura për të shikuar sporte në Shqipëri. Alternativat ishin të pakta dhe/ose të kushtueshme, duke e kthyer kështu të qënurit spectator në një luks ku jo të gjithë mund të merrnin pjesë.
Kjo mënyrë shkon kundër vlerave thelbësore të përfshirjes që në fakt qëndron në bazat e sportit në vetvete. Kështu, duke dashur të kontribuojmë në korrigjimin e kësaj, lindi ideja e Oversport.
Oversport është mënyra jonë e transmetimit të sportit për të gjithë në një metodë të re, të lirë nga pengesat dhe problemet e mëparshme. Me këtë aplikacion, të gjithë do të kenë mundësinë të shijojnë kampionatet, garat dhe eventet më të mira në një mori mënyrash, duke përfshirë Smart TVs, Smart Boxes dhe telefonat celularë.
Ky fleksibilitet na ka kthyer në një shërbim të mirëpërcaktuar me një rol udhëheqës në tregun shqiptar, pavarësisht të qënurit relativisht të rinj në treg.
Ndërsa fillojmë me zgjerimin e operacioneve tona, ne dëshirojmë të përmirësojmë vizionin tone. Ne dëshirojmë që të gjithë të kenë mundësi të marrim pak kohë për të gjetur gëzim në eventet e preferuara të sportit, pavarësisht faktorëve limitues të gjendjes aktuale të Shqipërisë. Pra, në thelb Oversport është një premtim. Një premtim se pavarësisht se kush je apo ku ndodhesh, ti do të jesh në gjendje të përjetosh emocionet e panumërta që rrjedhin nga shikimi i skuadrave dhe atletëve të preferuar.
